“Është fëmijë”, flet avokati i 17-vjeçarit: Edhe ai vetë është viktimë

Pas vendimit të Gjykatës së Lezhës për të lënë në burg 17-vjeçarin , Florian Përvathi pasi vrau për gjakmarrje, ka folur avokati mbrojtës i të miturit i cili është shprehur se edhe vetë autori është viktimë në këtë rast.

Po ashtu, avokati, Andi Duraj ka fajësuar edhe shtetit, duke thën se ka qenë pa kujdes në momentin që ka mbetur jetim.

“Sot ishte seanca për vlerësimin e arrestit, nuk pritej ndonjë vendim ndryshe, pasi vepra është e rëndë. Është rasti që ka dy viktima, i pari është personi që ndërroi jetë, i shpreh ngushëllime familjes dhe i dyti autori i veprës penale.  Që në momentin që i kemi rritur dhe mbarsur me një urrejtje të tillë.

Klienti im është fëmijë, këtë mos e harroni kurrë, është mjaft i tronditur, deklaratën e ka dhënë të plotë dhe të saktë përpara policisë, në prani të psikologut, është një nga ngjarjet më të rënda, që ka vetëm viktima, edhe për autorin e veprës penale. Do të bëj të pamundurën për këtë ëështje, pasi është një problem shumë i madh social.

Ka pasur një mungesë kujdesi për këta persona që në momentin kur kanë mbetur jetimë, 4 vjeë dhe deri më sot”, u shpreh avokati. /albeu.com


Shtuar 27.01.2022 12:40