EMRI/ I kërkuar për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike, arrestohet shkodani në Gjirokastër

Policia ka arrestuar në Gjirokastër shkodranin Albano Kalej, 31-vjeç, i cili akuzohet për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni “Mezhgorani”.

Ndalohet një shtetas për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në DVP Gjirokastër ndaluan shtetasin A. K., 31 vjeç, banues në Shkodër, pasi në vijim të operacionit “Mezhgorani”,  Prokuroria e Gjykatës së Shkallës Parë Përmet ka dërguar urdhërin e ndalimit për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.

Materialiat i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 29.07.2021 10:20