Policia ka arrestuar në Gjirokastër shkodranin Albano Kalej, 31-vjeç, i cili akuzohet për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.
Njoftimi i policisë:
Vijon operacioni “Mezhgorani”.
Ndalohet një shtetas për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.
Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në DVP Gjirokastër ndaluan shtetasin A. K., 31 vjeç, banues në Shkodër, pasi në vijim të operacionit “Mezhgorani”, Prokuroria e Gjykatës së Shkallës Parë Përmet ka dërguar urdhërin e ndalimit për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.
Materialiat i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme./albeu.com