Pasditen e kësaj të mërkure, kodra e Kuzum Babasë në Vlorë është përfshirë nga flakët, të cilat kanë djegur një sipërfaqe me shkurre dhe vegjetacion.
Sapo është sinjalizuar ngjarja, forcat zjarrfikëse të Vlorës kanë shkuar menjëherë në vend dhe po punojnë për ta vënë nën kontroll dhe për ta shuar zjarrin, në mënyrë që ai të mos zgjerohet më tej.
Të lidhura
None found
Afër vatrës ndodhen banesa, ndërsa në këtë zonë gjendet edhe Teqeja e Kuzum Babasë, gjë që ka shtuar shqetësimin për mundësinë e përhapjes së flakëve.
