Pas mbylljes së samitit të NATO-s, Mark Rutte deklaroi se takimi i radhës i aleancës do të organizohet në Shqipëri.
Sipas tij, ende po zhvillohen diskutime mes palëve për të përcaktuar datën e mbajtjes së këtij samiti.
Të lidhura
None found
“Samiti tjetër do të mbahet në Shqipëri, ky ishte vendimi i Hagës. Samiti do të mbahet në Shqipëri, por do të na duhet të vendosim për kohën se kur”, u shpreh Rutte.
Pas këtij konfirmimi reagoi edhe kryeministri Rama, i cili në një video të publikuar në rrjetet sociale, së bashku me kabinetin qeveritar, tha:
“Si thanë? Nuk do bëhet samiti në Shqipëri. Kështu thanë? Epo ka ikur ajo kohë kur bëhej çfarë të donin të tjerët në Shqipëri. Tani Shqipëria bën atë që thotë dhe thotë atë që bën. Kështu që samiti i ardhshëm do të bëhet në Tiranë”.
