EMRAT/ U kapën në “fermë kanabisi”, burg për tre shqiptarët në Britani

Tre shqiptarë janë dënuar me burg pasi u kapën në një fabrikë kanabisi me vlerë 88,000 £ në rrugën kryesore të Bangor.

Autorët kishin bërë lidhje të jashtëligjshme të energjisë elektrike.

Agron Aruci, 30 vjeç, Bedri Elezi, 36 vjeç dhe Fabjol Mucaj, 21 vjeç, të gjithë shtetas shqiptarë, u deklaruan fajtorë.

Elezi u dënua me 2 vite burg, ndërsa Aruçi dhe Muçaj me nga 22 muaj burg.

Gjatë seancës gjyqësore, Elezi dhe Muçaj deklaruan se vepruan nën presion, ndërsa Elezi dëshmoi se punonte si shofer./Albeu.com 


Shtuar 25.09.2023 20:36