Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme (20 prill) në Fushë Krujë, me pasojë vdekjen.
Një mjet ka përplasur për vdekje një këmbësor të moshës 17-vjeçare, i identifikuar si Andi Kullaj.
Shoferi i mjetit është arrestuar nga policia, ndërsa dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia tej normave të lejuara.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.