Dy të rinj marrin dhe fusin me forcë në makinë adoleshentin, në pranga njëri prej tyre

13 persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Mes të arrestuarve janë edhe dy të rinj të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë marrë me forcë dhe e kanë future në makinë një 16-vjeçar, për motive që ende nuk dihen.

Tiranë

Vihen në pranga 13 shtetas, për vepra të ndryshme penale, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. B., 34 vjeç, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, dhe shpallën në kërkim shtetasin I. D., 25 vjeç, pasi këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë me forcë në mjet, një 16 vjeçar. Punohet për kapjen e shtetasit I. D.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë ekzekutimin e vendimit penal për shtetasin në kërkim B. P., 46 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– B. Rr., 29 vjeçe, për veprën penale “Vjedhja”, pasi ka vjedhur një aparat celular, në një dyqan;

– O. M., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– G. I., 62 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar mjetin autobus, ka aksidentuar shtetasen L. A., e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

– U. H., 33 vjeçe, A. D., 51 vjeç, A. M., 38 vjeç, A. M., 61 vjeç, A. Sh., 21 vjeç dhe F. Ç., 27 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur;

– L. H., 41 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, pa leje drejtimi;

– M. J., 18 vjeç, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi duke drejtuar mjetin e tij pa leje drejtimi, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Qarkullimit Rrugor, për të ndaluar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 17.02.2022 13:30