Do iknin nga porti i Durrësit/ Dy marokenë ishin fshehur poshtë kamionit! Dy turq u kapen me pasaporta false

Policia kufitare në Durrës godet 5 raste të tentativës së largimit në mënyrë të paligjshmërie. Dy turq 22 dhe 29 vjeç tentuan të dilnin nga Shqipëria pasaporta turke false dhe leje qëndrimi në Holandë false.

“U arrestuan në flagrancë shtetasit turq E. B., 22 vjeç dhe M. D., 29 vjeç, të dy banues në Turqi, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Këta shtetas kanë paraqitur në sportel, në dalje të RSh-së, pasaporta turke dhe leje për qëndrim në Holandë, të cilat pas verifikimit rezultuan të falsifikuara. Pas kryerjes së veprimeve procedurale, dokumentet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale” informoi sot policia e Durrësit.

Ndërsa dy marokenë procedohen në gjendje të lirë pasi tentuan të kalonin në Portin e Durrësit ilegalisht duke u fshehur poshtë një kamioni.

  1. M., 27 vjeç dhe M. A., 36 vjeç, të banues në Marok, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në vijën e dytë, janë gjetur të fshehur në pjesën e poshtme të dy kamionëve;

Nga ana tjetër një 50-vjeçar procedohet pasi rezultoi se kishte dalë ilegalisht nga Shqipëria.

  1. D., 50 vjeç, pasi nga verifikimet e kryera në hyrje të RSh-së, rezultoi se kishte dalë ilegalisht më parë nga Shqipëria.


Shtuar 16.04.2024 19:04