Djegia e raundit të dytë për Presidentin, Rama: Duhen dy veta për tango

Kryeministri Edi Rama, është ndalur të flasë për mediat pas pëfundimit të seancës plenare dhe të asaj për zgjedhjen e Presidentit të ri, e cila edhë këtë herë u “dogj”, pasi nuk kishte asnjë kandidat.

Rama u pyet nëse do të ketë vullnet mazhoranca edhe për një raund të tretë.

“ Duhen dy për tango thonë, nuk mund të bëjmë tango vetëm. Nuk kemi partner”, u përgjigje Kryeministri./albeu.com