Dhunonte babain e tij, arrestohet lushnjari i shpallur në kërkim

Një i ri nga Lushnja ka rënë në prangat e policisë pasi ishte shpallur në kërkim pasi kishte ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

I arrestuari është shtetasi me iniciale A.M, 26-vjeç.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. M., 26 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij.