Ish-kryeministri Sali Berisha, është ndalur të flasë për mediat pas përfundimit të seancës së posaçme plenare, në kuadër të vizitës së Presidentit të kroacisë, Zoran Milanoviç.
Ish-kreu i qeverisë ka falenderuar presidentin kroat për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë, ndërsa ka paralajmëruar protesta nga ana e opozitës.
Siaps tij Edi Rama nuk mund të emërojë kryetarin e opozitës që ai do.
“Opozita de facto është përjashtuar nga Parlamenti si opozitë sovrane, në të cilën asaj në përputhje me Kushtetutën i takon të përmbushe detyrimet ndaj qytetarëve që kanë votuar kundër qeverisë.
Por me vendimet antikushtetuese të Ramës, i cili ka marrë përsipër për herë të parë në histori, të emërojë bashkëkryetarin që do ai opozitës… ndaj opozita do fillojë qëndresën e saj në Parlament, me të gjitha mjete e mundshme civile dhe do përshkallëzojë këtë, dhe armiqësisë së Ramës, do t’i përgjigjet në mënyrën e duhur. Tani nis beteja tamam!”, tha Berisha.