CISA: Sulmet e Iranit nga Garda Kombëtare, punojnë dhe me kontraktorë!

Aktorët iranianë të kërcënimeve online i kanë përmirësuar vazhdimisht aftësitë e tyre sulmuese kibernetike, vëren agjensia amerikane e sigurisë kibernetike dhe infrastrukturës, CISA.

Drejtues të saj thonë se republika islamike i ka sofistikuar goditjet e saj në rrjet me qëllimin e qartë të shtypë aktivitete të caktuara të brendshme sociale dhe politike, por edhe për të dëmtuar kundërshtarët rajonalë dhe ndërkombëtarë.

Iranianët, sipas saj, vazhdojnë të angazhohen në sulme që nisin nga bllokimi i faqeve në internet, sulmet që synojnë mashtrimine një përdoruesi duke e lënë të besojë që po i dërgohet një mesazh nga një person specifik real, mohimi i shërbimit dhe vjedhja e të dhënave e deri tek aktivitetet më të avancuara – që përfshijnë viruse shkatërruese, operacione influencimi përmes mediave sociale dhe potencialisht , sulme kibernetike gjunjezuese për sistemet. Komuniteti i shërbimit sekret amerikane dhe organizata të ndryshme të inteligjencës në sektorin privat, kanë identifikuar Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) si forcën shtytëse pas sulmeve kibernetike të sponsorizuara nga shteti iranian, qoftë nëpërmjet kontraktorëve në sektorin privat iranian, qoftë edhe nga vetë IRGC.

Në 24 shkurt 2022, CISA, Byroja Federale e Hetimit, FBI, Komanda Kibernetike e SHBA (CNMF), Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike e Mbretërisë së Bashkuar (NCSC-MB) dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare (NSA) nxorrën një deklaratë të përbashkët mbi sigurinë kibernetike, ku theksohej prania e një grupi të sponsorizuar nga qeveria iraniane, të njohur si MuddyWater, pjesëtaret e të cilit kryejnë spiunazh kibernetik dhe operacione të tjera të kësaj natyre të cilat shënjestrojnë një sërë organizatash qeveritare dhe të sektorit privat nëpër sektorë në Azi, Afrikë, Europë dhe Amerikën e Veriut.

Në raportin e vlerësimit Vjetor të Kërcënimeve 2021, autoritetet përgjegjëse amerikane dilnin në përfundimin se “ekspertiza dhe gatishmëria e Iranit për të ndërmarrë operacione agresive kibernetike, e kthejjnë atë në një “kërcënim të qënësishëm ndaj sigurisë së rrjeteve dhe të dhënave të SHBA-së dhe aleatëve te saj”./tch