Eksperti për sigurinë dhe kriminalistikën, Ervin Karamuço, i ftuar në “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, ka folur për mënyrat e mbrojtje së personazheve të rëndësishëm, dhe se ku u gabua në mbrojtjen e Berishës.
Karamuço tha se mbrojtja e personaliteteve ka nisur që në lashtësi, ndërsa tha se duhet gjatë gjithë kohës përgatitje fizike dhe psikologjike.
Ai tha se kemi tre lloj mbrojtjesh që është ajo konike, ajo katrore dhe ajo rrethore.
Karamuço zbuloi se amerikanët përdorin teknikën konike për të mbrojtur personalitetin. Në Turqi sipas Karamuços përdoret teknika rrethore, ndërsa për mbrojtjen e Putin përdoret teknika katrore.
Pjesë nga biseda:
Xhokaxhi: Në rast se flasim për historikun në vetvete kur janë caktuar protokollet për mbrojtjen e një personaliteti?
Karamuço: Ka filluar që në lashtësi, filluar që në lashtësi, duke nisur nga Kina e lasht6ë, më pas samurajt japonezë, pastaj Filipi II dhe Aleksandri i Madh, që vendosën mbrojtjen me 7 fillimisht dhe më pas me 8-të. Por ka disa rregulla për përgatitjen e shoqëruesve që janë tre.
Xhokaxhi: Kush janë?
Karamuço: Konike, katrore dhe rrethore.
Xhokaxhi: Këto rregullua vazhdojnë të jenë akoma?
Karamuço: Po vijën që nga garda pretoriane. Janë tre shkolla, mund të kemi shkollën Amerikane, të cilët mbrojnë në formë konike. Që nga Kina e lashtë ne njohim një parim që vjen nga natyra, nëse hedh një gur në ujë, atëherë uji krijon rrathët, ashtu mbrohet një personalitet.
Xhokaxhi: Cila është forma më efikase?
Karamuço: Në tubime është rrethore, ajo që bën shkolla turke. Nëse shihni Presidentin Erdogan ka një zinxhir të gjatë rrethore. Putin ndjek një formë katrore, ka forma nga më të ndryshëm. Këto vijnë me shkollë me trajnime.