Basha sot në Fier, mbështetësit e Berishës para teatrit me pankarta “Basha non grata” (VIDEO)

Një numër demokratët po vazhdojnë të mblidhen përpara ambienteve të teatrit “Bylis” në Fier ditën e sotme.

Aty pritet të mbahet takimi i kryedemokratit Lulzim Basha me mbështetësit e tij që do të nisë në orën 11.00

Momentalisht nuk vihet re prani e uniformave blu, është pse më herët forca policie janë parë në gatishmëri për të shmangur incidentet.

Kjo pasi përballë teatrit “Bylis” janë mbledhur edhe mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ata mbajnë në duar banderola dhe thërrasin “Basha ik”, “Basha na ka prerë në besë”, “Demokratët të bashkohen”, “Këtë që na ka bërë Basha nuk na e ka bërë as Enveri”.

Shtuar 16.01.2022 10:54