Basha: Përpjekjet e krimit për të shënjestruar SPAK, do dështojnë

Kreu i PD, Lulzim Basha, përmes një statusi në rrejtin social “X”, ëhstë shprehur se forca politike që ai drejton ëhstë në bëhstetje të prokurorisë së Posaccme (SPAK).

Sipas tij çdo përpjekje e krimit të organizuar me mbështetje apo syshkelje politike për të intimiduar apo shënjestruar SPAK është destinuar të dështojë.

Të lidhura

None found

Basha thekson se kushdo që luan pisët me qëllim njollosjen e SPAK është i paralajmëruar se PD në krah të aleatëve strategjikë është në mbështetje të këtij institucioni.

Reagimi i plotë i Bashës:

Partia Demokratike mbështet fuqimisht dhe pa asnjë rezervë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të larta. Fundi i pandëshkueshmërisë është fillimi i ndryshimit të vërtetë për shqiptarët.

Çdo përpjekje e krimit të organizuar me mbështetje apo syshkelje politike për të intimiduar apo shënjestruar SPAK është destinuar të dështojë. Kushdo që luan pisët me qëllim njollosjen e SPAK është i paralajmëruar: PD në krah të aleatëve strategjikë është në mbështetje të SPAK.


Shtuar 1.10.2023 19:45