Bankat kanë rritur të ardhurat nga interesat me 22.6 miliardë lekë

Banka e Shqipërisë vlerëson se, rritja vjetore në rezultatin neto nga interesat dhe komisionet për aktivitetin e bankave në monedhën vendase dhe në valutë ishte në trend pozitiv.

Sipas statistikave të Bankës Shtetërore, të ardhurat nga interesat deri në fund të vitit llogariten në 83.4 miliardë lekë ose 22.6 miliardë lekë më shumë në krahasim me një vit më parë, ndërkohë që shpenzimet për interesat ishin 5.1 miliardë lekë më të larta dhe arritën në rreth 14 miliardë lekë.

Ndërkohë, të ardhurat nga komisionet gjatë vitit 2023 ishin rreth 1.6 miliardë lekë më shumë nga vlera prej 1.5 miliardë lekësh e regjistruar një vit më parë, duke kontribuar më tej në rritjen e fitimit të sektorit.


Shtuar 8.05.2024 17:18