Një aksident i rëndë u shënua mbrëmjen e djeshme, 21 nëntor, në Sarandë, në aksin Stjar-Brakaj.
Të plagosur mbetën tre adoleshentë të cilët janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës për mjekim të specializuar.
Të lidhura
Mësohet se Frenki Hamiti 13 vjeç dhe Orest Kalo 14 vjeç u dërguan me ambulancë në mesnate, ndërkohë që 14-vjeçari Arjol Dervishaj, i mituri që ndodhet në gjendje më të rëndë, për shkak të gjendjes së tij është transportuar mëngjesin e sotëm me helikopter drejt spitalit të Traumës.
Automjeti është bllokuar dhe dyshohet se është në pronësi të babait të njërit prej adoleshentëve, i cili ishte dhe shofer./albeu.com


