Aksident i rëndë në By-Passin e Lushnjes, barrierat anësore futen mes përmes “Audit”. Dy të plagosur rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në By-Passin e Lushnjes ku janë përfshirë dy automjete.

Të dy drejtuesit e tyre kanë përfunduar në spital, në gjendje të rëndë shëndtësore.

Mjetet mësohet se janë fërkuar në tentativë për të parakaluar dhe për pasojë, drejtuesi i automjetit tip “Audi” ka humbur kontrollon dhe është përplasur me barrierën anësore të rrugës.

Për shkak të përplasjes së fortë, një pjesë e hekurit të barrierës anësore ka përshkuar mjetin mes përmes.

Një seksion i barrierave anësore ka përfunduar jashtë autostradës ndërsa pjesa tjetër brenda mjetit.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe një tjetër bashkudhëtar me të.

Dy të lënduarit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës.

Uniformat blu në vendngjarje po punojnë për të dokumentuar rastin.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia e lartë dhe reshjet në autostradë.

Kjo pjesë e Bay Passit në Lushnje ka qenë vazhdimisht problematike nga reshjet dhe disa herë me fatalitete në aksidente.


Shtuar 23.04.2024 20:03

Tags: