Afganët shtuan lindjet në Lezhë/ Në të gjithë qarkun u lindën 100 fëmijë më pak në 2023

Ashtu si në të gjithë vendin edhe në Lezhë, numri i lindjeve ka pësuar rënie.

Sipas të dhënave zyrtare përgjatë vitit 2023, kanë ardhur në jetë 881 foshnje, 100 më pak se viti 2022. Këto shifra bëhen të ditura nga mjeku gjinekolog Llesh Marku, i cili rendit disa prej shkaqeve të kësaj situate.

“Kryesor është mentaliteti i sotëm i çifteve që nuk duan shumë fëmijë. Shkak është edhe lëvizja e popullsisë, ka shumë të rinj që mund të lëvizin edhe jashtë, emigrojnë”.

Ndryshe nga vite më parë, çiftet e reja po zgjedhin të sjellin në jetë më pak fëmije, ndërsa në maternitetin e Lezhës ka patur një shtim të lehte të lindjeve nga gratë e komunitetit Afgan të vendosura prej kohësh në Shëngjin.

E ndërsa mjeku shton vitet e fundit lindjet cezariane kanë patur një numër më të lartë krahasuar me lindjet natyrale.


Shtuar 16.03.2024 12:48