Abuzoi me vajzën e mitur, merret vendimi për babai 61-vjeçar në Korçë

61 vjecari, Jani Kallajxhi i cili u ndalua të premten e javës që kaloi me akuzën e ngacmimit seksual të vajzës së tij 8 vjece do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve.

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e ëarrest me burg per babain abuzues, duke pranuar  kërkesën e prokurorisë.

Në seancën për caktimin e masës së sigurisë dhe vleftësimin e ligjshmërisë se arrestit  që u mbajt të dielën, 61 vjeçari ka mohuar akuzat para gjykatës.

Ai është shprehur se nuk i ka bërë asgjë vajzës dhe nuk e ka ngacmuar. “Unë jam kujdesur për vajzën time pasi bashkëshorten e kam të sëmurë”,mësohet të jetë shprehur 61 vjecari.

Çështja e ngacmimit të vjazës 8 vjece do të gjykohet nga Seksioni i të Miturve në Gjykatën e Korcës.