Zbulohet kush është personi që po ndan Chiarën nga Fedez

Ndarja e Chiara Ferragnit nga Fedez ka qenë tema kryesore e medias rozë në Itali këto ditë. Disa kanë përmendur edhe emrin e Tomaso Trussardi si shkaktarin e mundshëm të prishjes së romancës mes dyshes. Tomaso 40 vjeç, nga Bergamo është president i shtëpisë së modës Trussardi dhe ish-bashkëshorti i Michelle Hunziker.

Stafi i blogeres së njohur mohoi këto thashetheme. “Corriere Della Sera” e cila citon një zëdhënës të 36 vjeçares në kushte anonimati se Chiara është takuar me 40-vjeçarin vetëm një herë gjatë një sfilate mode 5 vite më parë.

Por Tomaso Trussardi e cilëson si ofenduese qëndrimin e stafit të Chiaras. Ai nënvizon se ka bashkëpunuar me blogeren e njohur për një kohë të gjatë dhe se e kaluara e tyre profesionale nuk mund të fshihet.


Shtuar 27.02.2024 13:07