aktorja dhe ish-konkurrentja e “Big Brother Vip”, Olta Gixhari, teksa ishte e ftuar në emisionin “Pardon my French”, ka komentuar disa nga dinamikat më pikantë që kanë ndodhur së fundmi në shtëpinë më të famshme në shqipëri.
Gixhari shprehet e bindur se videoja e Eglës e publikuar në faqen zyrtare, është një gënjeshtër 1 Prilli, në të kundërt nëse ajo rikthehet vërtetë, i uron ta fitojë.
Sa i takon romancës Heidi-Romeo, ajo thotë se nuk është pro, pasi janë “situata” të ezauruara tashmë në çdo edicion.
Finalistët për Oltën janë: Meritoni, Juli, Romeo/ Jetmiri, Franceska.
Pjesë nga intervista:
Olta: “Mendoj që video e Eglës është gënjeshtër për 1 prillin nga “Vëllai i Madh”, por nëse Egla kthehet uroj që ta fitojë”.
Romanca Heidi-Romeo: “Nuk i kam shumë qejf përgjithësisht brenda “BB” dashuritë, në të gjitha edicionet”.
Finalistët sipas Olta Gixharit: “Meritoni, uroj mos ta harrojë kauzën rrugës. Juli, Romeo sepse përfaqëson “djalin e mirë”, Françeska ose Jetmiri, por siç thamë nëse Egla kthehet, uroj që ta fitojë”.