Prej shumë vitesh, Diola Dosti dhe Erolld Belegu jetojnë një lidhje të mbushur me dashuri dhe harmoni.
Gjatë muajit mars të këtij viti, Erolldi i bëri propozimin zyrtar Diolës, ndonëse ende nuk është bërë publike data e saktë e ceremonisë.
Të lidhura
None found
Ditën e sotme, dyshja kishte regjistruar një video-mesazh special për mikun e tyre të ngushtë, balerinen Isida Mollaymeri, e cila ishte e ftuar në programin “Ftesë në 5” me Bieta Sulo. Dihet tashmë se pikërisht Isida luajti rolin e ndërmjetëses që solli njohjen mes Diolës dhe Erolldit.
Gjatë bisedës në emision, çifti i dhuroi Isidës këpucët e fejesës si shenjë mirënjohjeje, ndërkohë që i kanë lënë të kuptohet se një palë e dytë këpucësh do të vijë patjetër për ditën e dasmës.
Video-mesazhi surprizë nis me fjalët: “Përshëndetje kupidi zyrtar i familjes sonë. Përshëndetja shoqja më e mirë… etj”
Këto pak fraza ishin të mjaftueshme për të hedhur dyshime se një martesë mes tyre është në horizont. Tani mbetet vetëm të presim një njoftim zyrtar nga ana e çiftit.
