Mes gjithë thashethemeve për divorcin me Ben Affleck, Jennifer Lopez duket se ka patur të nevojshme disa pushime dhe për këto ka zgjedhur Italinë. Konkretisht në Positano- n piktoresk.
Mediat kanë siguruar fotot e “Jenny From the Block”, e cila dje ndodhej në një hotel në zonën e gjerë, ndërsa nuk mungoi të bënte një udhëtim në det me varkë.
E veshur me një palë pantallona të shkurtra Bermuda me nuancë bananeje me detaje të gjelbra dhe një këmishë me mëngë të shkurtra, ylli 54-vjeçar dukej sikur po shijonte pushimet e saj e shkujdesur. Asaj iu bashkuan miq të ndryshëm dhe, natyrisht, anëtarë të ekipit të saj të PR.
Ky udhëtim vjen pas një takimi publik të fundit me Affleck në diplomimin e djalit të tij Samuel, ku ata mbërritën veçmas. Çifti prej disa kohësh po përballet me probleme të ndryshme në marrëdhënien e tyre dhe sipas një burimi që foli për ET, si Jennifer ashtu edhe Ben po bëjnë gjithçka që munden për të shpëtuar atë që kanë.