Banorët e “BBVA4” duket se po argëtohen së bashku duke luajtur “E vërtetë apo sfidë”.
Gjatë lojës, Mikela iu drejtua Rezartës, e cila ka ndarë disa netë në shtëpi me Gjestin, me një pyetje të drejtpërdrejtë: “Çfarë mendimi ke për Eglin?”
Rezarta nuk hezitoi të shprehte qëndrimin e saj:
“Mendoj se Egli është një vajzë me parime dhe vlera, por nuk besoj se po e respekton veten e saj në këtë situatë me Gjestin.”