U pendua dhe i fshiu, Arbana Osmani publikoi mesazhet me Ben Blushin

Moderatorja e njohur, Arban Osmani, ka publikuar në rrjetet sociale një bisedë me ish-drejtorin e Përgjithshëm të televizionit ku ajo bën pjesë, Top Channel, Ben Blushi.

Në bisedën e publikuar nga Arbana, shihet se Blushi vijon ta përgëzojë moderatoren për punën, pavarësisht se nuk është më nën drejtimin e tij.

“Arbana duhet të shkëlqesh sot, jam i bindur që do e bësh, suksese,”– shkruan Blushi në mesazhin e tij, siç duket para spektaklit të Big Brother.

“Faleminderit shumë Beni, do shkëlqejmë të gjithë, jam e bindur,”- i përgjgjet Osmani.

“Edhe ti, edhe Eduarti keni qenë fantastikë, çfarë reagimesh ka pasur,”– vijon Blushi.

“Thank you (Faleminderit), “– shton moderatorja duke treguar se me Blushin ruan një marrëdhënie fantastike.

Ndërkohë 24-orëshi për tu fshirë InstaStoryt nuk ka kaluar ende, por Arbana e ka fshirë këtë screenshot nga Instagrami i saj.


Shtuar 28.12.2021 15:02