A djegim më shumë kalori kur pimë ujë të ftohtë?

Ekziston një teori që uji i ftohtë rrit humbjen e peshës, pasi siguron më shumë kalori.

Por, cila është e vërteta? A është uji i ftohtë zgjidhja e kileve të tepërta apo është thjesht një mit tjetër i zakonshëm?

Një studim i botuar në Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism zbuloi se konsumimi i gjysmë litri ujë të ftohtë në ditë rriti shkallën metabolike me 30% 10 minuta më vonë dhe për rreth 30-40 minuta më pas.

Pra, nëse pini dy litra ujë të ftohtë në ditë, mund të prisni të digjni rreth 100 kalori më shumë./albeu.com

Shtuar 22.05.2021 09:41