U mahnitët nga Victoria Beckham, por s’keni parë ende si u duk në dasmë vjehrra e djalit të saj (FOTO LAJM)

Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz u martuan në shtëpinë e familjes Beckham në Los Angeles fundjavën e kaluar dhe gjithë bota foli per ta.
Çifti i famshëm, David dhe Victori gjithashtu morën vëmendjen, por ja si u dukën prindërit e Nicola dhe veçanërisht nëna e saj.

Aktorja dhe modelja bjonde me sytë mahnitës që rrëmbeu zemrën e Brooklyn Beckham është vajza e një bukurosheje pasi molla nuk bie shumë larg pemës.

Edhe pse shumë mund të mendojnë se Nicola Peltz doli në sy të publikut pasi u martua me djalin e David Beckham, e reja ka një histori të sajën, ashtu si prindërit e saj.

Babai i Nicole është një biznesmen miliarder i quajtur Nelson Peltz, ndërsa nëna e saj është një ish-modele, e quajtur Claudia Heffner./albeu.com/