U “kryqëzua” nga rrjeti për foton +18, Sara merr vendimin e papritur (FOTO LAJM)

Sara Malaj “pushtoi” dje rrjetet sociale e mediat rozë pasi publikoi një foto tepër provokuese. Në imazhin e konsideruar +18, ish-konkurrentja tregonte të pasmet me bikini teksa mbante duart mbi to. Kaq mjaftoi që ndjekësit ta kritikonin ashpër bukuroshen bionde. “Çfarë je duke treguar me këtë foto?”, “Meriton të urrehesh dhe të hiqesh nga Instagrami. Kush të bën ‘follow’ pas kësaj dite është më keq se ty”, shkruanin disa nga fansat e Sarës në komente. Një tjetër i komentonte se ajo është vajzë e degjeneruar e se i vinte për të vjellë nga ajo që pa. Pavarësisht se dje u krijua përshtypja që Sarës nuk i interesuan aspak këto komente pasi e mbajti foton, sot ajo ka bërë veprimin e papritur.

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” e ka fshirë fotografinë në Instagram dhe mendohet se shkak janë bërë pikërisht reagimet e ndjekësve. Megjithatë, “gisht” mund të ketë edhe Atdheu, me të cilin thuhet se Sara është rikthyer, pasi herë pas here ai ka shfaqur shenja xhelozie kur ajo ekspozon trupin e saj, siç ndodhi herën e fundit gjatë videos live në Instagram ku ai i sugjeroi të ngrinte kamerën te fytyra në mënyrë që mos t’i dukej gjoksi.


Shtuar 7.08.2021 16:29