Tea dhe Bearti i japin fund lidhjes së bujshme, këto janë provat (FOTO LAJM)

Çifti Tea dhe Beart u bënë kryefjalë e medias rozë dhe e rrjeteve sociale pasi u zbulua si një skandal nga “Përputhen” ku konkurrentja doli si çift me Andin, por gjithçka ishte një gënjeshtër.

Hipoteza të pafundme shpërthyen gjithandej deri sa çifti vendosi të dilte në intervista të ndryshme dhe të sqaronte historinë e dashurisë së tyre.

Së fundmi ata udhëtuan drejt Turqisë, për të kaluar disa pushime. Tean dhe Beartin i shoqëruan edhe mamaja e motra e këtij të fundit, si dhe motra e Teas dhe shoku i saj i ngushtë. Duket se ata ishin nisur me qëllimin për të festuar ditëlindjen e Teas, mirëpo s’e dimë ç’ka ndodhur papritur dhe jo vetëm që ditëlindja nuk është festuar, por dyshja nisi të hedhi thumba e mesazhe me nënkuptim në rrjet.

Fillimisht, Tea tregoi në InstaStory që nuk ishte e lumtur dhe nuk e kishte festuar ditëlindjen, pasi mendonte se ditëlindjet e saj ishin të mallkuara.

Ndërkohë në asnjërin prej postimeve të saj s’u pa Bearti, që supozohej të ishte gjithë kohës me të.

Më tej, Tea publikoi një tjetër postim i cili shkruante “Bëje veten të lumtur.”

Fill pas këtij thumbi u “kundërpëgjigj” Bearti, i cili publikoi në InstaStory këtë:

“Si një Akrep, njerëzit s’e kuptojnë sa i sjellshëm je. Bëhesh i pamëshirshëm vetëm kur njerëzit të marrin për të mirëqenë.”-ishin fjalët e tij.

Kemi akoma zhvillime! Tea ka fshirë çdo foto me partnerin në Instagram, përveç asaj të Giveaway-t që ka qenë e detyruar ta mbajë.

Megjithëse Bearti ende s’e ka bërë diçka të tillë, ata e kanë hequr njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve, duke i lënë të gjithëve të kuptojnë që s’janë më bashkë.

Por, ende nuk dihet arsyeja që i çoi në këtë vendim.

 


Shtuar 23.03.2021 09:26

Tags: , ,