Doli për vrap dhe iu sulën qentë endacakë, gruaja përfundon me plagë të shumta në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë ku një grua ka përfunduar me plagë të rënda në spital pasi është sulmuar nga qentë endacakë.

Burimet bëjnë me dije se gruaja e cila kishte dalë për vrap ka përfunduar me lëndime të shumta në trup dhe është dërguar me urgjencë për trajtim në spitalin  e Vlorës.

Gruaja është rreth 45-vjeç dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën në spital. /albeu.com/

 

Shtuar 23.03.2021 09:03