Ulet në Rinas avioni i radhës me afganë, shkon në 607 numri të ardhurve deri më tani

Një kontigjent tjetër prej 150 qytetarësh afganë ka mbërritur mëngjesin e sotëm në aeroportin e Rinasit.

Avioni i ardhur nga Abu Dabi është ulur në pistë rreth orës 5 të mëngjesit.

Burime bëjnë me dije se 103 persona janë akomoduar në Qytetin Studenti dhe 47 të tjerë në struktura hoteljere në Durrës.

Në total gjatë katër ditëve të fundit në kanë ardhur gjithësej 607 qytetarë afganë.


Shtuar 30.08.2021 08:45

Tags: ,