“Të lutem nxirr fotot”, Romeo reagon pas sherrit të Donaldit me Einxhel (FOTO LAJM)

Një deklaratë e Einxhel se vëllezërit Veshaj janë bërë të famshëm nga të dashurat e tyre ka sjellë një debat të ashpër brenda shtëpisë së famshme. Donaldi i quajti të ulëta fjalët e saj ndërsa debati degradoi më tej duke kaluar në personale.

Ata kanë pasur një bashkëpunim jashtë shtëpisë që nuk ka përfunduar mirë. Einxhel shpërtheu ndaj tyre duke thënë se kishte bërë një aksident dhe se e kishin hequr nga puna. Donaldi tregoi anën e tij të historisë duke thënë se Einxhel nuk e merrte seriozisht punën.

Acarimi dhe ofendimi nuk ka munguar nga ana e asnjerit dhe ne nje moment Donaldi i ben thirrje Romeos te publikoje fotot dhe provat.

Romeo në fakt nuk e ka bërë këtë, por duke publikuar një momnet kur vëllai i tij nuk duket aspak në momente të mira, ka shkruar:
“Demi vllait, bëhu i fortë”.

 


Shtuar 2.02.2022 11:28