Surprizë! Modelja e njohur shqiptare po bëhet nënë për herë të parë

Modelja e njohur nga Kosova, Arta Nitaj, është shtatzënë për herë të parë.

Lajmi është bërë me dije nga një prej kronikave të emisionit “Prive” por ky lajm për të ka kohë që qarkullon në mediat e Kosovës.

Teksa ende nuk dihet gjë për bashkëshortin e saj, siç duket Arta ka vendosur të kujdeset në maksimum për veten dhe bebushin e saj, ku kohëve të fundit ka vendosur të tërhiqet nga vëmendja e publikut, madje ka mbyllur dhe llogarinë e saj personale të Instagram-it.

Burimet pranë saj kanë zbuluar se Arta është disa muajshe shtatzënë dhe po pret një djalë.


Shtuar 25.05.2024 11:52