Sulmohet eskorta e reperit Azet, flet për herë të parë menaxheri i tij (VIDEO)

Mbrëmjen e së shtunës, eskorta e rep-artisti Azet është sulmuar në kryeqytetin e Austrisë, Vjenën.

Mësohet se Azet ka dhënë një koncert shumë të madh, ku pjesëmarrës kanë qenë me qindra njerëz.

Pas përfundimit të koncertit, ka pasur të shtëna me armë zjarri. Qytetarë të huaj janë munduar ta sulmojnë eskortën e artistit dhe kanë goditur me armë.

Jetmir Agaj, menaxheri i reperit ka konfirmuar ngjarjen për Klankosova.

Agaj tha se ndaj sulmit janë përgjigjur edhe ekipi i sigurimit.

“Jemi penguar kur kemi dal nga koncerti me makina. Dhe siç i keni parë në video janë përgjigjur edhe nga ana jonë. Por, nuk kemi pasur kontakte fizike”, tha Agaj.