Suksese të njëpasnjëshme , Rita Ora ka dy arsye për të festuar sot (FOTO LAJM)

Rita Ora gjatë lançimit të mini albumit të saj,  u kthye në skenën muzikore pas një pauze dhe sapo ka lansuar videoklipin e shumëpritur të këngës “Bang”.

Në videoklipin e këngës “Bang”, të cilin e solli në duet me Imanbek, Rita tërheq vëmendje me veshjen tradicionale shqiptare e punuar nga stilisti shqiptar, Valdrin Sahiti.

Ndërsa së fundmi pas suksesit të mini-albumit ajo ka vendosur t`i befasojë fansat e saj edhe me një surprizë.

Rita ka bërë një marrëveshje me Spotify që fansat e saj të mund të regjistrohen dhe të dëgjojnë këngët e saj falas për 3 muaj rresht.

Mini-albumi po pëlqehet mjaft shumë dhe Rita u shpreh se sot ajo ka 2 arsye për të festuar.

Rita u shpreh se arsyeja e parë është kënga e saj e famshme “Hoë ëe do” e cila sot mbush 9 vjeç, gjithashtu  u shpreh se ishte një moment epik për të, në jetën e saj dhe ndryshoi gjithçka përgjithmonë!”.

Ndërsa arsyeja e dytë ishte se “Bang” tashmë ka arritur 20 milionë klikime në platformën “Spotify’.

“Unë jam përgjithmonë mirënjohëse për fansat e mi të bukur gjatë gjithë këtyre viteve”, u shpreh  Rita./albeu.com/


Shtuar 23.03.2021 12:35