Sot feston ditëlindjen, DJ Sardi i dedikon fjalët e ëmbla partneres së tij

Dj Sardi ka dashur gjithnjë që jeta e tij private të jetë larg syrit dhe vëmendjes mediatike.

Por këtë herë Sardi ka zgjedhur të ndajë me ne urimin që i ka bërë partneres së tij Jonisa, e cila sot feston ditëlindjen.

Ai ka zgjedhur ta urojë nëpërmjet një fotoje romantike që ka postuar në profilin e tij në Instagram.

“Të duam vajza e ditëlindjes”, shkruan ai duke përfshirë edhe djalin e tyre Zais Denzel i cili së shpejti bën fiks 5 muajsh që kur ka ardhur në jetë. Sardi dhe Jonisa janë prej vitesh në një histori dashurie por nuk kanë preferuar të shfaqen në intervista.

E vetmja herë kur Jonisa vendosi të dilte publikisht ishte kur ajo i organizoi Sardit një kamera të fshehtë, që u bë shumë virale në rrjetet sociale./albeu.com


Shtuar 15.06.2022 16:36