Situata është ende e nxehtë, Luana i hedh publikisht thumba Arbanës? (VIDEO)

Që pasi publiku mësoi se në moderimin e “Big Brother VIP” këtë vit do të ishte Arbana Osmani, ndërsa Luana i dha fund emisionit të saj “Shiko Kush Luan”, mes vajzave nisi tensioni.

Herë pas here, postimet e tyre në InstaStory janë interpretuar si thumba për njëra-tjetrën, ashtu si ky i fundit që ka publikuar Luana.

Teksa ndodhet në Milano, Luana ka realizuar një video ku përshëndet publikun si Arbana “hello guys”.

Gjithashtu ditën e premte, Arbana foli italisht me bashkëshorten e Ilir Shaqirit, e cila ështe italiane.

Pas kësaj puntate, Luana postoi një video ku fliste italisht duke qeshur: “Che cosa e successo guys”.

Pikërisht kjo është interpretuar nga publiku si thumb për moderatoren.

Kujtojmë se Arbana u pyet në lidhje me Luanën dhe ajo nuk preferoi as të pohonte dhe as të mohonte rreth kësaj çështje:

Nuk merrem me muhabete portalesh. Duhet ditur që nuk merrem me këto gjëra. Nuk kam asgjë për të thënë,- tha ajo në lidhje me aludimet për një zënkë midis saj dhe Luanës.


Shtuar 25.10.2021 09:25