“Si në kohët e vjetra”, Çiljeta ndryshon look dhe duket yll

Nëse ju ka munguar Çiljeta në kohët kur këndonte këngë si “Falma” apo “Të dy qajmë të ndarë”, atëherë ne ju themi se nuk ka më vend për nostalgji.

Me disa foto në llogarinë e saj, këngëtarja ka treguar se ka ndryshuar ‘look’ pas një kohe të gjatë duke i pasur flokët e shkurtër. Çiljeta ka publikuar fotot e para me flokët e gjatë në ngjyrë çokollate, shoqëruar me këto fjalë: “Si në kohët e vjetra”.

Dhe vërtetë që me këtë pamje kaq të freskët dhe të ëmbël, Çiljeta na ktheu pas në kohë dhe na kujtoi gjithë dukjet e saj në projekte të ndryshme muzikore, ku veç flokëve të gjatë dallonin gjithmonë dhe sytë kristal, që mbeten të njëjtë edhe sot.


Shtuar 5.04.2021 10:44