Gjithçka duket e mbyllur, Ibra vazhdon te Milani për të paktën edhe një sezon

Milani dhe Ibrahimovic do të vazhdojë bashkëpunimin për të paktën edhe një sezon.

Sipas “Tuttomercatoëeb”,  ylli Suedez është pajtuar për të qëndruar edhe vitin e ardhshëm tek “kuqezinjtë”.

Marrëveshja do të bëhet publike në ditët e ardhshme, pasi që palët janë dakorduar në parim dhe mungojnë vetëm detajet e fundit.

Lidhur me kontratën, dakordim ka pasur edhe për disa bonuse nëse arrihen objektiva të caktuar individual dhe ekipor.

Kujtojmë që marrëveshja e Ibras me Milanin skadon në fund të sezonit, por më herët edhe Paulo Maldini kishte deklaruar se ekziston një vullnet dy-palësh që  të arrihet një marrëveshje e re.

Shtuar 5.04.2021 10:04