Si ndihet këngëtarja më e pasur në botë? Rihanna e tregon me dy fjalë

Pak ditë më parë, Rihanna u shpall zyrtarisht miliardere nga revista e famshme “Forbes”,

Ajo ka pasuri në vlerë prej 1,7 miliardë dollarësh, falë karrierës së saj të suksesshme në muzikë e po ashtu brendeve të saj të modës.

E pyetur nga fotografi i 247Paps.TV, se ç’ka do të thotë për të që ka marrë epitetin e miliarderes, këngëtarja nga Barbadosi i ka kthyer përgjigje të shkurtër: “Zoti është i mirë”.

Forbesi ka bërë të ditur se një pjesë e madhe e pasurisë së këngëtares 33-vjeçare vjen nga brendi i saj i kozmetikës “Fenty Beauty”. Sipas të dhënave, rreth 1.4 miliardë dollarë të pasurisë së saj vijnë nga 50% të aksioneve që ajo ka në “Fenty Beauty”, që u lancua në shtator të vitit 2017.

Sakaq, një pjesë tjetër e fitimeve të mëdha, apo rreth 270 milionë dollarë besohet se vijnë nga linja e të brendshme “Savage & Fenty”. Në këtë mënyrë, Rihanna është bërë këngëtarja më e pasur në botë.


Shtuar 7.08.2021 14:50