Interpretoi këngën e kompozuar nga Bregovic? Besa Kokëdhima: Injorantë të devotshëm

Këngëtarja Besa Kokëdhima ishte ndër të parat personazhe publike që doli publikisht kundër ardhjes së artistit serb Goran Bregovic në Korçë.

Në rrjete sociale, ajo ka bërë thirrje për bojkot pasi sipas saj, ai është një artist i mirë, por jo një njeri i mirë.

“Ai është një artist i mirë por dukshëm jo edhe një njeri i mirë. Bojkotojeni. Mos lëndoni motrat dhe vëllezërit tanë nga Kosova. Nuk ka arsye që ai të jetë i ftuari yll në një event kaq tradicional. BOJKOTOJENI”, shkruante ajo.

Mirëpo, në rrjet qarkulluan fjalë se Besa ka interpretuar këngën “Ederlezi” të cilën njerëzit supozonin se e kishte kompozuar Bregovic.

Ndaj, Besa e revoltuar ka bërë një reagim publik, duke sqaruar fjalët:

“Lexoj ca të padijshëm në ekstrem, apo ca mercenarë të devotshëm…

Që shkruajnë Besa që është kundër ardhjes së Bregovic ka kënduar këngën Ederlezi…injoranca…e frikshme

Ederlezi është këngë POPULLORE ROME, FOLKLORIKE ROME ME AUTOR KOMUNITETIN ROM në gjuhën Rome

E kënduar nga unë në NATËN ROME tek Këngët e Shekullit në Tv Klan. Edhe në video shkruhet NATA CIGANE

Bregovic e ka sjellë në disa forma, siç kanë bërë dhe 10-ra artistë të tjerë… lexoni dy rreshta, injorantë të lumtur e të devotshëm…”


Shtuar 7.08.2021 14:40