Shumë suksese dhe nënë e një vajze, e gjeni dot sa vjeç mbush sot Loredana (FOTO LAJM)

Loredana feston sot ditëlindjen. Reperja shqiptare mbush 26 vite jetë dhe urimet nga miqtë dhe fansat e saj kanë qenë të shumta. Kjo ditë e veçantë e ka gjetur reperen në Kosovë pas vizitës disa ditore në jug të Shqipërisë. Përflitet se ajo po punon për të sjellë një duet me Don Xhonin dhe me Ylli Limanin.

Kujtojmë që reperja konfirmoi pak ditë më parë lajmet që qarkullonin se i ka dhënë fund me Mozzik-un. Prindërit e një vajze pranuan se nuk mund të ndërtojnë një marrëdhënie të shëndetshme dhe për këtë arsye kanë vendosur të mbesin miq për hir të vogëlushes Hana.


Shtuar 1.09.2021 14:42