“Shqiptarët e Shqipërisë kanë inate ndaj atyre të Kosovës”, Osman Azemi del me sqarim pas deklaratës që bëri bujë

Aktori i njohur, Osman Azemi, ditë më parë deklaroi në një emision se shqiptarët e Shqipërisë kanë inate ndaj atyre të Kosovës.

Kjo pasi nuk kanë emra të dëshmuar si: Rita Ora, Dua Lipa, Majlinda Kelmendi, Xherdan Shaqiri e shumë të tjerë.

Ish-ylli i grupit “Stupcat” shtoi tutje se inate të tilla mund të bëjnë atë që në ardhmen ta kalojë kufirin nga Rozhaja në Mal të Zi dhe jo nga Morina, në kufirin Kosovë-Shqipëri.

Kjo deklaratë e tij bëri bujë të madhe në media e gjithandej duke ngjallur kështu polemika të ndryshme.

Osmani me këtë rast ka bërë një reagim në rrjete sociale, duke shprehur edhe një herë mendimin në lidhje me këtë, teksa ka renditur disa gjëra.

Postimi i plotë i Osmanit (pa ndërhyrje):

Sqarim rreth keqkuptimeve pas emisionit në Klan Kosova

1. Jam i indinjuar që Federata Shqiptare e Futbollit pretendon të mbaj një kampionat ndërkombëtar bashkë me Serbinë.

2. Jam i indinjuar që angazhohet një trajner serb në një klub elitar shqiptar.

3. Jam i indinjuar nga rampa e 5 eurove, e vendosur pikërisht në venën kryesore që e lidh Kosovën me Shqipërinë.

Për shkak të këtij indjimi edhe mund të jem shprehur përtej asaj që në të vërtet e ndjej:

1. Jam për Bashkim Kombëtar ashtu siq kanë qenë, janë dhe do të jenë të gjithë shqiptarët.

2. Me plazhë të Shqipnisë s’ka.

3. Me Valbonë s’ka.

4. Me Bjeshkë të Nemuna s’ka

5. Me suxhuk të Gjakovës s’ka.

5. a. Edhe i Pejës asht i mirë

6. Nuk më pëlqen speci i djegst dhe hudrat e Kinës.

Shnet e dashni për të gjithë!.


Shtuar 29.08.2024 17:11