Shkëlqen në Instagram, Arjola Demiri “kryqëzohet” nga fansat: Nuk dukeshe kështu në Big Brother (FOTO LAJM)

Arjola Demiri vazhdon të jetë mjaft e komentuar dhe pas daljes nga Big Brother VIP. Aktorja e humorit doli nga shtëpia e famshme një javë para finales por mori dhuratë një shtëpi te Kodra e Diellit. Krahas mbështetjes, ka marrë dhe shumë kritika se është viktimizuar duke treguar historinë e jetës së saj.

Së fundmi, aktorja ka publikuar disa fotografi në Instagram ku shfaqet shumë joshëse.

Mirëpo, ndërsa ndjekësit e kanë komplimentuar për pamjen, shumë të tjerë i kanë vënë në dukje përdorimin e photoshop-it dhe filtrave. “Në Big Brother nuk dukeshe kështu”, i ka shkruar një ndjekës.


Shtuar 24.03.2022 16:16