Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku kanë nisur përgatitjet e dasmës? (FOTO LAJM)

Kur bëri celebrimin zyrtar me Mark Frrokun më 1 janar, Ruduna Dembacaj foli edhe për një ceremoni martese dhe nuk e paska thënë në gëzim e sipër. Dasma do bëhet dhe qenka fare afër. Rudina vetë nuk ka folur ende, por një foto i zbuloi të gjitha.

Emrat e konsulentes së saj të imazhit, te cilet njihen ne Shqiperi per organizimin e dasmave të bërë tag në foto, tregojnë se në restorantin e Rudinës, po gatuhet ceremonia e dasmës, që përkon fiks me hyrjen e vjeshtës dhe sezonin e dasmave. A do tregojë nusja ndonjë gjë më shumë apo do ta lërë të gjithën surprizë për në ditën e madhe, kjo mbetet për t’u zbuluar në vazhdim.


Shtuar 1.09.2021 14:24