Rrengu i Agait panikos fermerët, nisin thashethemet se kush do të eliminohet

Rrengu i Agait gjatë spektaklit të mbrëmshëm se do të fillojnë eleminimet, ka panikosur fermerët.
Ditea, Niko dhe Gloria gjetën banjon si vendin e duhur për të bërë thashetheme dhe për të diskutuar më të rrezikuarit.

Blogerja tha më tej se disa nga fermerët do të bëhen çift vetëm për të shpëtuar nga eleminimi.

Pjesë nga biseda:

Niko: Dje u mblodh Valeri me Buçkon dhe Rigelsën, dhe po i jepnin leksione Rigelsës si të sillet.

Ditea: Është më e rrezikuar?

Gloria: Po.

Ditea: Nuk del gjithsesi.

Gloria: Joo!

Ditea: Nuk del.

Ditea: Me R-në do të jetë.

Niko: Si?

Ditea: Me R-në do të jetë. Nuk e di jo.


Shtuar 26.03.2024 16:23