Mbrëmjen e djeshme, spektakli “Big Brother VIP Kosova 3”, solli një zhvillim dramatik, me zbulimin e përmbajtjes së zarfit të zi, i cili përmbante një vendim të rëndësishëm për fatin e dy banorëve.
Përmes një komunikimi nga Vëllai i Madh, u bë e ditur se aktorët Rezart Veleshnja dhe Besfort Daka, janë përjashtuar nga gara për shkak të thyerjes së rregullave të shtëpisë.
Ky vendim i ashpër, pasoi pas sjelljeve të dy banorëve që shkelën kodin e sjelljes së pritur nga të gjithë pjesëmarrësit në “Big Brother VIP”.
Sipas Vëllait të Madh, përdorimi i gjuhës së urrejtjes dhe ngacmimet s*ks*ale, ishin ndër arsyet kryesore që çuan në këtë masë drastike.
Këto veprime u cilësuan të papranueshme dhe në kundërshtim me normat e shtëpisë dhe etikën e spektaklit.