Pensionet përballen me çmimet në rritje: Qytetarët ulin blerjet dhe zgjedhin mes ushqimeve e ilaçeve

Shtrenjtimi i produkteve bazë ka ndikuar drejtpërdrejt në konsumin e familjeve. Qytetarët tregojnë se, pavarësisht se bëhet fjalë për ushqime të domosdoshme, tashmë blejnë sasi më të vogla dhe shpesh heqin dorë nga frutat e perimet për shkak të kostos së tyre.

Pensionistët janë ndër grupet që e ndiejnë më fort rritjen e shpenzimeve. Sipas tyre, pensioni ndahet kryesisht mes ilaçeve dhe ushqimeve, ndërsa të ardhurat nuk mjaftojnë për të përballuar nevojat e përditshme.

Të lidhura

None found

“Janë shumë të shtrenjta, nuk përballohen. Papunësia është e madhe dhe për moshën e tretë gjithçka është edhe më e vështirë. Përveç ilaçeve dhe shpenzimeve të tjera, nuk kemi mundësi. Vajza ime është pa punë, edhe pse ka përfunduar arsimin e lartë dhe është diplomuar për mësuese. Djali punonte, por me ato paga të ulëta mezi ia del për vete”, shprehet një pensioniste.

Një tjetër qytetare thotë se çmimet e të gjithë shportës janë rritur dhe se pensioni nuk mjafton për të mbuluar as shpenzimet mjekësore. Ajo thekson se ndihma e fëmijëve është bërë e domosdoshme për të mos mbetur pa mjete jetese, ndërsa vetëm ilaçet i kushtojnë 36 mijë lekë.

“Më keq nuk ka ku të bëhet. Gjithçka është shtrenjtuar, pa përjashtim. Si mundet një pensionist t’i përballojë të gjitha me pensionin që merr? Pa ndihmën e fëmijëve do të ishim të mbaruar. Vetëm ilaçet më shkojnë 36 mijë lekë”, shprehet ajo.

Rritja e kostos nuk është vërejtur vetëm te ushqimet e shportës. Qytetarët nënvizojnë se edhe buka, si një prej produkteve kryesore të konsumit të përditshëm, është shtrenjtuar dhe ka rënduar më tej buxhetet familjare.

Përtej vështirësive financiare, shqetësim mbetet edhe cilësia e ushqimeve. Qytetarët përmendin rastet e produkteve të refuzuara jashtë vendit për shkak të pranisë së pesticideve, duke thënë se konsumi po kufizohet si nga çmimet, ashtu edhe nga pasiguria për sigurinë e produkteve.

“Me këto të ardhura dhe me këto pensione nuk mund të përballosh shumë. Detyrohesh të zgjedhësh produktet më të lira, por kjo ndikon te kequshqyerja dhe te shumë probleme të tjera, sidomos kur dëgjon për helmet dhe pesticidet. Mishi është bërë i rrallë. Njerëzit blejnë ndonjë qofte vetëm për të hequr merakun, pa e ditur se çfarë përbërjeje ka”, thotë një qytetar.

Ndërsa çmimet vijojnë të rriten dhe pensionet, sipas qytetarëve, mbeten të pamjaftueshme për nevojat bazë, familjet po detyrohen të pakësojnë gjithnjë e më shumë shportën e konsumit. Për shumë prej tyre, zgjedhja mes blerjes së ushqimeve dhe sigurimit të ilaçeve është kthyer në një problem të përditshëm.


Shtuar 17.09.2026 20:39

sultanbeyli escortparla iptvBetparkPusulabetPusulabetCratosroyalbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasinofaststarzbetjojobetJojobetJojobetMarsbahisbetmoonjojobetjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombetparkbullbahisbahsegelstarzbetsekabetcasibomjojobetzbahis